Rama sërish ftesë për bisedime! Para Kryeministrisë vetëm sofra prej guri!
Monday 26 October 2026, 08:08
Dritare.net

Pas disa refuzimeve të njëpasnjëshme, kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish ditën e sotme protestuesit për dialog.
Ndryshe nga herët e tjera, sot kryeministri Rama nuk ka nxjerrë karrige para godinës së Kryeministrisë, por vetëm sofrën e gurtë, me disa mbishkrime ‘dialog’ sipër saj.
Ftesa e Ramës vjen pasi edhe mbrëmjen e djeshme, një grup personash të maskuar në protestë, sulmuan Kryeministrinë dhe Kryesinë e Kuvendit, efektivët e Policisë me gurë e molotovë, si dhe disa biznese te ‘Kullat Binjake’ në bulevardin Dëshmorët e Kombit.