Rama publikon qëndrimin e Mariana Kondit; Ja pse duhet një Teatër i ri!

Kreu i qeverisë Edi Rama, përmes një potimi në facebook, ka vijur duke publikuar qëndrimin e aktorëve që janë pro ndërtimit të një Teatri të ri.

Rama, së fundmi ka shpërndarë qëndrimin e aktores së njohur Mariana Kondi e cila shkruan se përtej së kuqes, llozahve, poltronave e perdes kadife, lëngon një teatër i amortizuar e i braktisur.

Statusi i Ramës:
Mariana Kondi, e cila i ka dhënë publikut shumë personazhe të spikatur në skenë e në ekran, është një nga aktoret që ka mbledhur më shumë duartrokitje në sallën e Teatrit Kombëtar. Ajo ka një qëndrim të qartë në debatin për godinën e teatrit, njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror.

MARJANA KONDI:
Përtej së kuqes, llozhave, poltronave dhe perdes kadife, lëngonte një teatër i amortizuar e i braktisur nga instancat shtetërore. E kuqja e sallës ishte skuqja nga turpi i këtij shpirti që vuante. Të tillë për fatin e keq e gjej dhe sot. Kjo gjendje shton nevojën për të kërkuar një teatër të ri, të mirëmbajtur, me të gjithë elementët teknik si hapësira skenike, akustika, numri i sallave, elementët audio dhe ndriçim, kapacitet të lartë të vendeve për publikun, ambiente bashkëkohore pune për aktorët.

LEXO DHE :  219 vende të lira për studentët ekselentë, ja postet vakante!

Dhe këtë s’e kërkoj për vete, por për gjeneratat që do vijnë. Kërkesa për një teatër të tillë (pa cënuar asnjë centimetër nga territori ekzistues). Ndaj mbështes çdo iniciativë që kërkon t’i japë kombit, qytetit, publikut, aktorëve, regjisorëve, një teatër që kemi dashur, por pa gjymtuar shtratin e sotëm të teatrit./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.