
Rama publikon fotot e kullave të vrojtimit në plazhe
Dritare.net

Sipas Ramës ata nuk janë perfekte, por dallojnë si nata me ditën në krahasim me vitet e shkuara.
Gjithashtu, në postimin e tij ai shprehet se qeveria në bashkëpunim me qeverinë janë në një bashkëpunim për të garantuar një sezon turistik të pastër dhe të sigurt.
Postimi i plotë
"Për herë të parë ka një infrastrukturë kullash vrojtimi në funksion të sigurisë së pushuesve nga Velipoja në Sarandë. Ende jo perfekte dhe pa boshllëqe, po si dita me natën me vitet e shkuara dhe në përmirësim ditë pas dite, me gjithë dobësitë e mëdha të pushtetit vendor në këtë drejtim, edhe pse ky aspekt është detyrë ligjore e funksion i bashkive. Sidoqoftë asnjë justifikim dhe bashkëpunimi me bashkitë për të garantuar një sezon të pastër e të sigurt po forcohet dita-ditës në terren".

















