Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për uzurpatorë dhe oligarkë
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me aplikues të Paketës së Maleve në Theth, u ndal te kundërshtitë që ka ngjallur kjo nismë, duke deklaruar se ligji nuk do të tërhiqet. Ai iu përgjigj kritikëve që pretendojnë se paketa hap rrugën për shitjen e pronave në zonat malore, ndërsa theksoi se qëllimi i saj është zhvillimi ekonomik i këtyre territoreve dhe mbështetja e trashëgimtarëve të ligjshëm të pronave, jo e uzurpatorëve apo investitorëve pa të drejta mbi tokën.
“Paketa e Maleve nuk është për uzurpatorë, as për biznesmenë që nuk kanë marrëveshje me ju, as për oligarkë, përveçse për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtareve të pronave në territore ku toka nuk është ndarë sipas 7501 sepse ju dhe të tjerët në këto territore nuk e kanë pranuar 7501 dhe e kanë ndarë tokën mes veti me kufijtë e vjetër dhe përgjithësisht nuk kanë konflikte. Por për të adresuar dhe aspektin tjetër që ka të bëjë me territore ku nuk ka asnjë mundësi zhvillimi përveç turizmit. Kjo është Paketa e Maleve", tha Rama./K.C/dritare.net