Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Fëmijët e Brad Pitt po heqin mbiemrin e të atit. Ja pse edhe unë bëra të njëjtën gjë

Për më shumë se një dekadë, Hannah përdorte dy mbiemra: në jetën e përditshme mbante mbiemrin e nënës, ndërsa në dokumentet zyrtare atë të babait. Prindërit e saj u divorcuan kur ajo ishte ende e vogël dhe prej vitesh nuk ka më marrëdhënie me të atin.

Muajin e kaluar, 25-vjeçarja nga Kalifornia ndryshoi ligjërisht mbiemrin, duke zgjedhur një kombinim të mbiemrit të vajzërisë së nënës dhe atij të bashkëshortit.

Në të njëjtën kohë, edhe Zahara dhe Maddox, dy nga fëmijët e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, nisën procedurat ligjore për të hequr mbiemrin e babait. Ata kanë përdorur tashmë mbiemrin Jolie në disa raste dhe pritet që në shtator një gjykatë të miratojë zyrtarisht ndryshimin. Edhe vajza tjetër e çiftit, Shiloh, e hoqi mbiemrin Pitt vitin e kaluar.

Hannah thotë se e kishte menduar prej vitesh këtë vendim, por kostoja e procedurave ligjore e kishte penguar. Martesa i dha shtysën për të bërë ndryshimin, pasi donte që emri i saj të përfaqësonte njerëzit që kanë qenë pranë saj gjatë gjithë jetës.

Sipas ekspertëve, mbiemri është i lidhur ngushtë me identitetin dhe ndryshimi i tij shpesh është një mënyrë për t'u shkëputur nga një e kaluar e dhimbshme ose nga marrëdhënie të vështira familjare. Për shumë persona, ky hap përfaqëson një fillim të ri dhe një identitet që pasqyron më mirë jetën dhe lidhjet e tyre aktuale./dritare.net