Kryemistri Rama në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën në Paris
Dritare.net

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of the Willing), të zhvilluar në Paris me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Në samit u mblodhën krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën dhe forcimin e bashkëpunimit mes vendeve aleate.

Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë takim riafirmoi angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e vendit në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj, si dhe në koordinim të ngushtë me partnerët euroatlantikë.

Në kuadër të vizitës në Francë, Kryeministri Rama do të marrë pjesë edhe në ceremoninë zyrtare të Festës Kombëtare të Francës, më 14 korrik, me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron.