Rama me studentët e Mjekësisë: Së shpejti do të çelet spitali i ri i Kirurgjisë!

Kryeministri Edi Rama, në fillimin e vitit të ri akademik 2019-2020, ka shkuar pranë studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama njoftoi se shumë shpejt do të çelet spitali i ri i Kirurgjisë.

“Dashuria për njerëzimin është një marrëdhënie jo e lehtë. Pasi ju e dini shumë mirë se nga mjeku kërkohet që të bëhet mrekullira. Dhe kur nuk janë të mundshme, ajo i kthehet mjekut që duhet të përballojë stres dhe kosto morale jo të vogël me njerëzit. Për më tepër në vendin tonë ku ju e dini se sa e vështirë është vendosja e një raporti të shëndetshëm mes mjekut dhe pacientit. Mbetet baza e patundur e këtij universiteti që është eksperienca e shumë viteve. Së shpejti çelet dhe spitali i ri model i Kirurgjisë. Ku komponent i rëndësishëm është ndërveprim me universitetin. Ai spital do të vendos standard të ri shëndetësor në vend. Do të shërbejë për të motivuar të gjitha trupën dhe për të lehtësuar kalimin e dijes dhe eksperiencës tek më të rinjtë”, tha Rama./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  I tha budalla, Trump bën kthesën e papritur: Jam fans i madh i Erdogan

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.