Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Kryetarët e bashkive të lëvizin me kuaj, në 2020 nuk ka asnjë lekë për makina!

Rama: Kryetarët e bashkive të lëvizin me kuaj, në 2020 nuk
Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë tha se në 2020, kryetarët e bashkive mund të lëvizin me kuaj, sepse asnjë lekë nuk do të ketë për makina, kolltuqe, TV apo dollapë.

“Ne do të kalojmë si fazë të parë nga buxheti i 2020, 0.4% të PBB duke u siguruar që deficiti primar pozitiv të mbetet pozitiv, asnjë ndryshim parametrash që mund të kërcënojë qëndrueshmërinë e gjithë sistemit makroekonomik. Po studiohet edhe cilat fonde mund të transferohen. Ka një zë që lidhet me të gjitha shpenzimet, në vitin e ardhshëm nuk do të blihet asnjë makinë, nuk do të pajisjet asnjë zyrë, nga ato që kanë qenë rutina dhe do të bllokohen blerjet e makinave, dollapëve, koltuqeve, TV-ve në të gjithë bashkitë e vendit. Kush do të jetë keq për makinë të gjejë një kalë edhe nuk ka problem, kryetar bashkishë me kuaj do të ishin një inovacion ekologjik. Edhe sidomos kryetarët e njësive administrative do të ishin të mirëseardhur në komunitet”/E.B-dritare.net