Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama; Ja si do të bëhet transparenca e fondeve për rindërtimin e vendit!

Rama; Ja si do të bëhet transparenca e fondeve për

Kryeministri i vendit Edi Rama i ftuar “Neës 24” ka thënë se për transparencën e 1.15 miliadë eurove të mbledhura nga konferenca e donatorëve, do të marrin pjesë edhe vetë donatorët.

Rama u shpreh se opozita nuk do marrë pjesë, pasi oponencën më të mirë mund ta bëjnë ata që kanë dhënë paratë.

“Kemi angazhuar një mekanizëm për transparencën dhe mbi të gjitha për ecurinë. Komiteti ynë i ngritur do të ketë pjesëmarrje edhe të donatorëve. Oponencë më të mirë do të kemi vetë ata që kanë dhënë paratë”, tha Rama.

Edi Rama theksoi se shifra e mbledhur prej 1.15 miliardë eurove është përtej pritshmërive.

“Nuk është e vërtetë që unë nuk do të shkoja dot të pi kafe në zona të prekura nga tërmeti,  nëse nuk do të kishim marrë para. Ne kemi bërë punë me laps dhe jo me vesh. Unë u ndjeva shumë krenar, me prezantimin e ministrit të Rindërtimit. Ne e kemi nisur nga zero dhe kemi shkuar tek 1.15 miliardë. As në planin optimist nuk e kemi menduar se do të mblidhen kaq para. Skenari ishte që do merrnim 400 milionë euro grante dhe kredi. Skenari ynë optimist ishte 600. Kjo shifër është përtej suksesit”, u shpreh Rama./ I.M-Dritare.net