Rama apel bashkive: Të kontribuojmë sado pak për të prekurit nga tërmetet

Pas mbledhjes me ministrat, prefektët dhe Forcat e Armatosura, kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar.

Gjatë mbledhjes, Rama u ka bërë thirrje deputetëve që të angazhohen për sigurinë e qytetarëve.

Rama u ka bërë apel bashkive që të kontribuojnë sado pak për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti.

Mbrëmë e keni ndjekur, veçanërisht në Durrës ka pas më shumë ankth, ku një pjesë e konsiderueshme e familjeve qëndruan jashtë banesave. Të gjithë së bashku ne të kushtojmë gjithë pjesën e mbetur të ditës së sotme për kontakte me njerëzit, në çdo zonë ku janë identifikuar pikat. Duhet të kemi një inventar të dëmeve, duhet t’iu shpjegohet njerëzve se godinat që kanë ndarje të brendshme, janë të garantuara. Të gjithë bashkë duhet të ndahemi sipas zonave, dhe pjesa tjetër e bashkive, të fokusohemi në pikat kritike, duke u përpjekur të mbulojmë të gjitha shtëpitë dhe për çdo familje të ketë një kontakt sot. Do e realizojmë objektivin që para fillimit të shiut asnjë familje të mos jetë në çadra, të gjithë të kthehen nëpër shtëpi. Edhe PS ka dhënë një kontribut, që ka shkuar për të prekurit nga tërmeti në Korçë, dhe një grup kompanish janë përfshirë në këtë proces, edhe nga Buxheti i shtetit kemi vendosur një shumë. Të njëjtë gjë do bëjmë përsëri, çdo bashki do përfshihet me një kontribut sado modest. MF që dje ka përgatitur disa skenarë, edhe për “skenarin e shtrenjtë” jemi gati.”,-u shpreh Rama./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Protestat në Kili, 5 të vdekur gjatë plaçkitjes së një fabrike

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.