Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rakipi debat të ashpër me Metën: Je në krye të këtij regjimi

Rakipi debat të ashpër me Metën: Je në krye të

Presidenti Ilir Meta, ka debatuar ashpër me gazetarin Ylli Rakipi në studion e "Syritv".

Rakipi i ka thënë Metës, se ai është në krye të këtij regjimi dhe se po bashkëpunon me të, ndërsa Meta i ka thënë se ai është në krye të shtetit dhe jo të regjimit.

Debati:

Rakipi: Je në krye falso të këtij regjimi

Meta: E ke shumë gabim. Unë nuk jam në krye të regjimit, por të shtetit.

Rakipi: Merresh me Dvoranin

Meta: Nuk merrem me të por me mbrojtjen e Kushtetutës.

Rakipi: Po ku pyet ai për kushtetutën

Meta: Po po ai nuk pyet por unë e mbroj deri në fund Kushtetutën. Do ta mbroj me popullin shqiptar. E mira është që të gjithë të bëjnë punën e saj. Unë e kam të qartë se çfarë po ndodh në Shqipëri prej kohësh.

Meta: Presidenca nuk është as bashkia e Kavajës dhe as e Devollit që merret me kaçavida. Këtë ta kesh të qartë.

Rakipi: Ti po punon me mekanizmat e regjimit.

Meta: Unë nuk duhet të kisha ardhur në emision

Rakipi: Jo po të duash ti themi o Ilir Meta rrofsh sa malet.

Meta: Pra ti tani pranove që je pjesë e përgjegjësisë dhe ke nxitur opozitën që të largohej nga Kuvendi.

Rakipi: Jo unë se kam bërë, por ti do të jesh në krye të regjimit./ I.M-Dritare.net