Qentë përmirësojnë shëndetin e zemrës, thotë shkenca

Të gjithë ata që kanë një qen në shtëpi, e dinë që jeta e tyre është më e bukur dhe e mirë. Studimet e fundit, të cilave u është referuar dritare.net, kanë vërtetuar se qeni, përveçse është një shok besnik, pronarët e tyre kanë tendencë të kenë shëndet më të mirë kardiovaskular dhe qëndrueshmëri fizike.

Në një studim të quajtur “The Kardiovize Brno 2030”, kërkuesit studiuan 1769 persona  nga Evropa Qendrore, të moshës 25 deri në 64 vjeç, 44.3% e tyre meshkuj, pa asnjë problem me zemrën.

Brenda disa vitesh studiuesit krahasuan pronarët e qenve dhe njerëzit që kishin kafshë shtëpiake të tjera ose pa asnjë kafshë shtëpiake në të gjithë parametrat si shëndetin kardiovaskular, indeksin e masës trupore, dietën, nivelet e aktivitetit fizik, presionin e gjakut, pirjen e duhanit dhe nivelin e kolesterolit.

LEXO DHE :  Fotot më të bukura nga martesa e Bleros dhe Afrona Dikës!

Nga të gjithë pacientët, 24.3% kishin një qen, dhe rezultoi se ky grup njerëzish pi duhan më pak, ishin më aktiv fizikisht dhe kishin nivele ideale të glukozës në gjak dhe kolesterolit “të mirë”,  krahasuar me pjesëmarrësit e tjerë. Këto dhe parametra të tjerë fizikë rezultuan në shëndet më të mirë kardiovaskular dhe rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës.

Shkencëtarët e lidhin këtë me faktin, që nëse ti ke një qen, do apo nuk do, do ta nxjerrësh shëtitje. Në këtë mënyrë edhe trupi i njeriut është më aktiv fizikisht, sesa njerëzit e tjerë./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.