Pyet Logopeden/ Vellai im 6 vjeç ka harkun dentar të dëmtuar dhe nuk artikulon mirë. Çfarë të bëjmë!

Pyetje për Logopeden

Përshëndetje Berjana, kam vëllanë 6 vjeç që nuk shqipton mirë fjalët. Kur ishte i vogël ka pasur probleme me gjurin (artrit i patën thënë) dhe si pasojë e kemi përkëdhelur shumë. Gjithashtu mami ia ka hequr biberonin këtë vit dhe dhëmbët e përparmë i ka të rrumbullakosur, në formë harku dhe të dëmtuar. Vë re që gojën nuk e mbyll si duhet. A ndikon kjo në mënyrën si flet?  Sa mund të punohet me të? Pasi po rritet dhe kupton që nuk flet dot mirë dhe ka filluar të ndihet keq. Më dhëmb shumë teksa e dëgjoj të flasë ashtu gjysma-gjysma, të lutem a mund ta sjell për një konsultë te ju?

Berjana Molla, Logopede, QSUT, përgjigjet:

Përshëndetje, ju falënderoj që më keni shkruar. Të dy harqet dentare normalisht duhet të jenë në kontakt gjatë një linje mbyllëse. Kur kjo nuk ndodh, hasen anomali, si:

  • Kafshimi i hapur
  • Kafshimi në kokë (dy harqet nuk preken siç duhet)
  • Okluzion i gradës së dytë (dalja e harkut të sipërm si pasojë e prekjes së kavitetit dental ose nga dimensionet e stërzgjatura të mandibulës)
  • Okluzion i gradës së tretë (dalja e harkut dentar të poshtëm si pasojë e keqformimit të skeletit facial ose alterimit fiziologjik)
  • Kafshimi i kryqëzuar
LEXO DHE :  Mustafa Nano: Mesazhi i kobshëm që i dha Berisha vizitorit në zyrën e tij, para 21 janarit

A ndikon kjo në mënyrën sesi flet?! Po, një ndër arsyet për mënyrën se si vëllai juaj artikulon mund të jetë pasojë e problematikave që ju thashë më lart. Pra, problemet që vihen re janë dislalitë ( ç’rregullime të artikulimit), që vijnë nga një alterim i daljes së ajrit, i cili alteron nga dalja normale, si pasojë e pozicionimit të keq të gjuhës drejt bordeve laterale ose anteriore. Fëmija nuk arrin të kanalizojë ajrin me presionin e duhur, prandaj çohet te ortodentiatri ( OMF spitali Francez) për të rregulluar kafshimin. Pas konsultës tek OMF duhet bërë rehabilitimi logopedik për ç’rregullimet e artikulimit. Unë ju këshilloj që ndërkohë të mos e vini nën presion për të folur saktë apo ta korrigjoni, si pasojë do irritohet dhe  ndihet keq./dritare.net

*Për çdo pyetje ose këshillë ju mund të kontaktoni me logopeden Berjana Molla, në adresën e emailit : [email protected]

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.