
Pyet logopeden/ Vajza 2 vjeç kupton por nuk flet, çfarë më këshilloni?
Dritare.net

Berjana Molla, Logopede, QSUT, përgjigjet :
Përshëndetje, ju falënderoj që më keni shkruar. Unë ju këshilloj t'i bëni një vizitë tek mjeku ORL dhe Maxilofacial dhe në varësi të konsultës do duhet të ndiqeni me logopedist apo dhe specialist të tjerë. Ju më thoni që fëmija ka një deformim të nofullës e cila do sillte probleme në artikulimin, shqiptimin e fonemave, rrokjeve apo fjalëve, por jo mungesë të të folurit, ndaj duhet bërë një konsultë e plotë për të parë nga se i vjen kjo mungesë fjalësh.
Gjithashtu ju këshilloj që aktualisht të mos e detyroni apo ta vini nën presion për të folur, si pasojë do irritohet edhe më shumë./dritare.net
*Për çdo pyetje ose këshillë ju mund të kontaktoni me logopeden Berjana Molla, në adresën e emailit : [email protected]

















