Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Puthje të zjarrta në Big Brother, loja “Kiss” vazhdon për çiftet

Puthje të zjarrta në Big Brother, loja “Kiss” vazhdon
U njoftuan që në spektaklin e të shtunës nga Arbana dhe loja “Kiss” ka vazhduar te çiftet. Në fillim, dukej më e vështirë, por tashmë gjërat për ta kanë ndryshuar, madje edhe për Danjelin dhe Fotininë. Zëri “Kiss” sinjalizon nisjen e lojës. Menjëherë pasi dëgjojnë këtë zë, çiftet duhet të puthen dhe të qëndrojnë pa lëvizur deri kur të dëgjojnë “Stop Kiss”. Testimi u kalua me sukses dhe madje këtë herë ata dukeshin edhe më të “zellshëm”.