
Pushimet në Turqi, ja si u mashtrua vëllai i deputetit
Dritare.net

Të joshur përmes ofertave të lira për t’i kaluar pushimet verore në bregdetin turk shumë qytetarë nga e gjithë Kosova kishin rezervuar aranzhimet në kompaninë nga Gjilani “Vol Travel”, e cila në vazhdimësi promovonte çmime thuajse 50% më të lira sesa kompanitë e tjera që operojnë në vendin tonë.
Por, në momentin kur ata është dashur të fluturojnë drejt Turqisë nga personeli i aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë mësuar se rezervimet e tyre ishin bërë vetëm në letër, ku edhe janë detyruar të kthehen më pastaj në shtëpi dhe më pas të paguajnë edhe një herë shuma të konsiderueshme të mjeteve për të udhëtuar drejt Turqisë.
Pas ankesës së qytetarëve Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, kishte nisur hetimet ndaj kompanisë në fjalë e ku edhe përfaqësuesi i saj Granit Leka kishte mbyllur zyrat dhe për disa ditë kishte ikur nga Kosova. Por, në momentin e kthimit ai është arrestuar nga Policia, ku edhe është duke u mbajtur në paraburgim. /zëri/

















