Pse mishi i pulës është aq i dëmshëm sa mishi i kuq?

Nëse keni hequr dorë nga mishi i kuq me shpresën e uljes së kolesteriolit, sigurohuni që nuk jeni duke e zëvendësuar atë me mish pule. Një gjoks pule i pjekur në skarë, duket më i shëndetshëm se një biftek i skuqur me lëng, por kjo nuk është e vërtetë.

Studimet kanë treguar se efektet e mishit të kuq, janë të barabarta me atë të mishit të bardhë, në sasinë e proteinave dhe kolesterolit.

Studimi u realizua përmes një eksperimenti me të rritur të shëndetshëm nga mosha 21 vjeç deri në moshën 65-vjeç, të cilave iu lejua të hanin mish të kuq, të bardhë dhe proteina bimore, në një periudhë 4-javore.

LEXO DHE :  Ja si po kthehet në destinacionin e preferuar të turistëve, Syri i Kaltër!

Pritshmëritë e këtij studimi ishin që mishi i kuq të kishte efekt më të dëmshëm në nivelin e kolesterolit në gjak sesa mishi i bardhë, por kjo nuk rezultoi e vërtetë. Efektet e kolesterolit janë rezultuan identike, kur nivelet e yndyrave të ngopura janë ekuivalente.

Studiuesit zbuluan se proteinat e bazuara në bimë si fasulet dhe bishtajoret janë deri tani mundësitë më të shëndetshme për kolesterolin në gjak./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.