Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protesta te Stacioni i Trenit/ Banorët qëllojnë me mollë dhe kapsolla policinë

Protesta te Stacioni i Trenit/ Banorët qëllojnë me mollë dhe
Banorët që preken nga ndërtimi i Bulevardit të ri të Tiranës në zonën e Stacionit të Trenit, kanë bllokuar rrugën por të mos lejuar shembjen e banesave të tyre. Në vendngjarje kanë mbërritur fadromat për shembjen e 10 banesave të para. Banorët janë grumbulluar në krye të rrugës dhe kanë qëlluar me mollë dhe kapsolla në drejtim të forcave të policisë. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, tre gra janë ndjerë keq dhe kanë humbur ndjenjat.

Përfaqësuesi i banorëve, Pirro Demiraj tha se qytetarët kërkojnë hakun e tyre, por institucionet i kanë veshët të shurdhët.

“Jemi duke zbatuar mosbindje civile. Çfarë na solli deri këtu, ishte një mosdëgjim nga instancat e shtetit shqiptar. Ju lutemi ambasadave edhe njëherë shpejtoni pak, mësojini këta njerëz të zgjidhin hallet e popullit. Po strehoni muxhahedinë, njerëz në nevojë, ne na lini në shtëpitë tona. Kjo është punë e dobët e Bashkisë. Të na japin hakun tonë, atë që na takon. I kemi dhënë zgjidhje, bërjen e pallatit, por i kanë veshët e shurdhët”, deklaroi Demiraj.

Sipas banorëve kryebashkiaku i Tiranës  nuk e ka pranuar kërkesën e tyre për ndërtimin e një pallati për këta banorë buzë bulevardit.

Reagon Bashkia e Tiranës

Bashkia e Tiranës ka reaguar pas protestave të ditëve të fundit të banorëve që preken nga shpronësimi për zhvillimin e Bulevardit të ri, duke shprehur gatishmërinë për të komunikuar me përfaqësuesit me familjet që preken nga ky problem.  Bashkia bën me dije në një njoftim zyrtar se është e gatshme të ndihmojë të gjitha familjet dhe të ofrojë zgjidhje brenda hapësirave ligjore, por nga ana tjetër ajo thotë se shpronësimi me interes publik i pronarëve dhe poseduesve të pasurive të paluajtshme, është bërë me vendim të Këshilli të Ministrave nr. 752, të datës 5.09.2013.