Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protesta e studentëve/ Majko: Për herë të parë u ndjeva i pasigurtë

Protesta e studentëve/ Majko: Për herë të parë u ndjeva
Ministri i Diasporës Pandeli Majko në një intervistë për “Zëri i Amerikës” në SHBA, ka folur ndër të tjera për lëvizjen studentore të fundit të 2018 dhe fillimit të 2019.

Majko është shprehur se gjatë atyre ditëve, për herë të parë është ndjerë i pasigurtë për atë që do të ndodhte.

“Mendoj se të gjithë kemi qënë nën reflektimin se çfarë duhet të bëjmë pasi lëvizja studentore ishte një lëvizje që realisht na shqetësoi të gjithëve. Unë, të them të drejtën, për herë të parë jam ndjerë i pasigurtë për atë që po ndodhte. Sepse nga një anë ndjeja që po takoja vetëveten, ata ishin studentë që po ngriheshin karshi, ta themi troç fjalës, një sistemi politik që ishte ndërtuar pas viteve 90-të, dhe që një pjesë e tyre mendojnë se është i kalbur, ashtu siç mendoja unë bashkë me shokët e mi në vitet 90-të.

Po ta vinit re, problemi më i madh aty nuk ishte se ata kundërshtonin qeverinë, madje ata nuk kërkonin as dorëheqje të qeverisë apo të ministrave të veçantë të qeverisë. Shqetësimi im më i madh ishte se ata nuk shikonin veten të përfaqësuar tek opozita. Dhe kjo sjell një problem të madh të opinionin publik me politikën shqiptare.”-tha Majko./ I.M-Dritare.net