Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Princi Harry merr titullin e ri, ashtu si nëna e tij 24 vjet më parë

Princi Harry merr titullin e ri, ashtu si nëna e tij 24 vjet më
Princi Harry dhe Meghan nuk janë më anëtarë të familjes mbretërore dhe do të paguajnë fondet e Grantit Sovran që ata shpenzuan kohët e fundit për të rinovuar vilën ku jetuan, Frogmore Cottage. Janë rreth 2.4 milionë paund, ose 3 milionë dollarë, para të taksapaguesve britanikë.

Si pjesë e marrëveshjes, çiftit do t'i kërkohet të tërhiqet nga detyrat mbretërore, duke përfshirë emërimet ushtarake dhe të mos përfaqësojnë më Mbretëreshën.

Harry dhe Meghan nuk do të marrin më fonde për detyrat mbretërore. Marrëveshja do të hyjë në fuqi këtë pranverë.

"Pas shumë muaj bisedimesh dhe diskutimesh, unë jam e kënaqur që së bashku kemi gjetur një mënyrë konstruktive dhe mbështetëse për nipin tim dhe familjen e tij.",- tha Mbretëresha Elizabeth II në një deklaratë, informon dritare.net

"Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë anëtarë të dashur familjes sime.", tha ajo. "Unë i di sfidat që ata kanë përjetuar si rezultat i një kontrolli të rreptë gjatë dy vjetëve të fundit dhe mbështesim dëshirën e tyre për një jetesë të pavarur."

"Unë dua t'i falënderoj për gjithë punën e tyre të përkushtuar në të gjithë këtë vend, Commonwealth dhe më gjerë", tha Mbretëresha, "dhe jam krenare sesi Meghan ia doli të bëhet aq shpjet një person i rëndësishëm në familjen tonë.”

Që tani e tutje, Harry do të njihet si Duka i Sussex dhe Meghan Markle, Dukesha e Sussex.

Pasqyron titullin që i është dhënë nënës së tij kur iu hoq titulli “Lartësia mbretërore”, duke u bërë Diana, Princesha e Uellsit në 1996, një vit para se të vdiste.

Ajo fillimisht ishte njohur si Lady Diana Spencer, shpesh e quajtur me dashuri Lady Di. Por pasi u martua me princin Charles, ajo fitoi titullin mbretëror./K.C/dritare.net