Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Prek babai i Ergi Dinit: Ndonjëherë bëhem ta marr në telefon!

Prek babai i Ergi Dinit: Ndonjëherë bëhem ta marr në

Sot këngëtari i ndjerë, Ergi Dini do të festonte 25-vjetorin e lindjes. Por një aksident i tmerrshëm me motor, i mori jetën në nëntor të 2016-ës, atij dhe shokut të tij të ngushtë, Kejdi Halilit.

Për familjen e Ergit, 15 tetori, nuk është më ditë gëzimi, por ata jetojnë me kujtimet e bukura që ai la pas.

I ati i Ergit dhe e motra, këngëtarja Barbana Dini ishin sot të ftuar në emisionin "Rudina", në TV Klan.

Mes lotësh, i ati i Ergit tha se, ndonjëherë shkon drejt telefonit dhe bëhet për ta marrë, duke menduar se ai jeton në Tiranë.

"Jeta e ka humbur motivin. Ditëlindjet e tij nuk janë më gëzim për ne, por sidoqoftë jetojmë me kujtimet. Ergi na dha shumë gëzim. Ishte shoku im më i mirë. Ishte shumë njerëzor, mendonte për të gjithë. S'kishte ditë të mos na merrte në telefon sepse jetonte në Tiranë.

Ndonjëherë, shkoj drejt telefonit dhe bëhem ta marr, duke menduar se është në Tiranë. Pastaj kujtohem...Shpresoj që pjesën tjetër ta jetoj me të!",- tha babai i Ergit./K.C/dritare.net