#Pranoveten, nisma e re e fotografes Anjeza Dyrmishi
E Hënë 23 Shtator 2019, 09:09
Dritare.net
"Prano veten", është nisma e fotografes së njohur Anjeza Dyrmishi. Dhjetë vajzat më influencuese te të rinjtë iu bashkuan nismës së fotografes. Estela Ujka Kolami, Sara Berisha, Artjola Nezaj dhe disa vajza të tjera kanë pozuar për fotografen, duke e shfaqur trupin ashtu siç e kanë. Pa fotoshop, pa efekte. Me këtë nismë, fotografja synon të nxisë vajzat, gratë ta duan vetën ashtu siç janë. Të ndihen të përsosura, ta dashurojnë veten e tyre dhe të jenë të bukurat e dheut./K.C/dritare.net