Foto/ Rama përballë dy opozitave në Këshillin Politik!
E Hënë 20 Korrik 2020, 11:11
Dritare.net

Opozita jashtë parlamentare, së bashku me presidentin Meta, kërkuan që çdo ide për ndryshim që prek marrëveshjen e 5 qershorit, të diskutohet në tryezën e Këshillit Politik.

Kryeministri Rama, iu përgjigj pozitivisht ftesës, ku njoftoi se do të jetë vetë i pranishëm. Ai ka mbërritur sot në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve.

Dy çështjet kryesore që do të diskutohen sot janë, koalicionet dhe hapja e listave.

Partia Demokratike, përfaqësohet nga sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi, pasi Basha, ndodhet në Kosovë.


Ndërsa opozita parlamentare, nga kreu i grupit Demokrat Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari./L.F-dritare.net