Na ndiqni edhe në

Politikë

Çështja e Ahmetajt, Bardhi: Rama të vijë urgjent të japë llogari!

Çështja e Ahmetajt, Bardhi: Rama të vijë urgjent të


Deputeti demokrat, Gazmend Bardhi nga Kuvendi ku po diskutohet kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt dhe video e dhunës së fisit Rraja, ka kërkuar që në seancë të marrë pjesë dhe kreu i shtetit Edi Rama.


Bardhi tha se afera e inceneratorëve është e qeverisë Rama dhe duhet të japë llogari, pasi ende nuk ka folur ende për asnjërën nga dy ngjarjet e rënda.


“Është një aferë e qeverisë së Edi Ramës. Duhet të vijë në seancë dhe të japë llogari për të dyja çështjet. Është i vetmi që nuk ka folur ende për asnjërën nga dy ngjarjet e rënda.

Pezulloni seancën dhe njoftojeni. Nuk besoj se ka punë më të rëndësishme se të japë llogari për një aferë 430 mln euro dhe për një aferë tjetër që kishte shpallur një zonë shumë pak kilometra larg Tiranës si zonë në urdhrat e një fisi të deputetit të tij. Kushte vetëm një familje që urdhëronte për shkak të pushtetit që i ka dhënë Edi Rama”, deklaroi Bardhi./M.K-dritare.net