Na ndiqni edhe në

Politikë

21 Janari/ Analisti: Basha mbetet dëshmitari kyç i tragjedisë!

21 Janari/ Analisti: Basha mbetet dëshmitari kyç i tragjedisë!

Analisti Skënder Minxhozi është shprehur se Lulzim Basha mund të ndihmojë drejtësinë për zbardhjen e dosjes 21 Janari, ku po SPAK po hetohet vrasja e katër protestuesve në vitin 2011.

“Zoti Basha, nëse do marrim të gjithë komponentët e zbardhjes së kësaj ngjarjeje tragjike, është në fakt çelësi i artë, personi kyç i zbardhjes se ngjarjes. Ka pasur një vend në rreshtin e parë në 21 janar 2011.

Duke qenë se është ai që ka firmosur përjashtimin e Berishës nga PD 3 vjet më parë, është ai që u përplas me doktorin më pas dhe teorikisht, duke qenë se ka mbajtur postin e ministrit te Brendshëm, mbetet dëshmitari kyç i tragjedisë.

Megjithatë kam pak besim se kjo mund të ndodhë. Lulzim Basha qëndron në hije dhe i butë me Berishën edhe për shkak të 21 janarit. Lulzim Basha kishte mundësinë të hidhte dritë këto 13 vjet mbi ngjarjen më tragjike të 30 viteve të fundit, të sillte transparencë për një tragjedi e cila e ka mbajtur të okupuar, politikën, mediat, publikun gjatë 13 viteve të fundit”, tha Minxhozi në Abc neës./M.K-dritare.net