
Mos hyni menjëherë në ujë! Si ta mbroni zemrën tuaj në plazh!
Dritare.net
Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë pushuesit që të tregojnë kujdes kur hyjnë në det, veçanërisht në ditët me temperatura të larta. Sipas kardiologëve, futja e menjëhershme në ujë të ftohtë pas ekspozimit të gjatë në diell mund të shkaktojë shok termik dhe të dëmtojë seriozisht zemrën.
Kur trupi është i nxehur dhe papritur përballet me ujë të ftohtë, ndodh një kontraktim i enëve të gjakut dhe një rënie e menjëhershme e tensionit. Kjo situatë rrit rrezikun për ritme të çrregullta të zemrës, madje edhe për atak kardiak, veçanërisht te personat me probleme të mëparshme kardiake.
Këshilla për të mbrojtur shëndetin:
Mos hyni menjëherë në ujë pas qëndrimit në diell. Lagni fillimisht këmbët, duart, fytyrën dhe qafën për të përshtatur trupin me temperaturën e ujit.
Shmangni notin vetëm, sidomos nëse keni histori të sëmundjeve të zemrës.
Mos konsumoni alkool përpara notit, pasi rrit rrezikun e çrregullimeve të qarkullimit të gjakut.
Ndiqni sinjalizimet e plazhit dhe shmangni zhytjet në vende të thella pa përgatitje fizike.
Kujdesi për zemrën është veçanërisht i rëndësishëm gjatë verës. Pushimet janë për të shijuar, por edhe për të mbrojtur veten dhe shëndetin./K.C/dritare.net

















