Policia zbardh krimin në Dukagjin/ 55-vjeçari u vra nga djali i xhaxhit

Një 55-vjeçar u vra dje në Malësinë e Shoshit. Lazër (Pjetrushi) Arraj, banues në Palaj  shkoi në fshat për të marrë zahiretë e dimrit, por u qëllua për vdekje me armë, nga djali i xhaxhit teksa po transportonte ushqimet me kuaj, nga ara për te rruga kryesore.

Policia ka njoftuar sot se ka arrestuar në flagrancë autorin që qëlloi 55-vjeçarin. Sipas policisë shkak i vrasjes dyshohet të jetë konflikti mes familjeve.

“Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi L. A.

Arrestohet autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Nga strukturat e D. V. P. Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë një pune intensive hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë dokumentimi ligjor dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit:

  1. A., 26 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi dje më datë 21.10.2019 dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin L. A., në fshatin Palaj, Njësia Administrative Shosh, Shkodër.

Kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme mes familjeve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.”,- njofton policia./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  E frikshme/ Ja ç’ndodh me trupin tuaj, kur ndaloni së bëri seks

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.