Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dorëheqje në zinxhir në Shkodër pas urdhrit të Ramës

Dorëheqje në zinxhir në Shkodër pas urdhrit të

Të gjithë administratorët e njësive vendore në Bashkinë e Shkodrës kanë paraqitur dorëheqjet e tyre pranë institucionit, në zbatim të udhëzimit të kryeministrit Edi Rama për rifreskimin e institucioneve vendore.

Ky vendim vjen pas një vale dorëheqjesh që është shtrirë sot në pjesën më të madhe të territorit të vendit, ku janë larguar nga detyra jo vetëm administratorë, por edhe nënkryetarë bashkish dhe drejtues të tjerë të niveleve të mesme. Megjithatë, sipas burimeve nga terreni, në bashkitë e drejtuara nga opozita (të djathta), ky udhëzim nuk është zbatuar, duke krijuar një ndarje të qartë mes bashkive në përmbushjen e këtij urdhri politik.

Kujtojmë se vetëm një javë më parë, kryeministri Rama kërkoi publikisht nga drejtuesit vendorë dhe nga Partia Socialiste një proces të thellë “rifreskimi” të strukturave vendore, në kuadër të përgatitjeve për fazën e dytë të qeverisjes dhe për objektivin strategjik “Shqipëria 2030 në BE”./K.C/dritare.net