Policia e Tiranës: Ja çfarë kemi bërë gjatë muajit maj!
Dritare.net

Në prezantimin e bilancit të plotë për muajin maj, policia e Tiranës njoftoi se janë sekuestruar 6 automjete të vjedhura jashtë shtetit, me vlerë nga 50 mijë deri në 500 mijë euro.
“Janë zhvilluar 6 faza të operacionit të koduar “Stolen Line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, ku janë sekuestruar 6 automjete me vlerë nga 50.000 deri në 500.000 euro. Për këto raste janë proceduar 6 shtetas.”
Sipas bilancit, në maj janë evidentuar 1436 vepra penale dhe janë zbuluar 1331 prej tyre. 1376 autorë janë identifikuar, nga të cilët 247 janë arrestuar ose ndaluar, 1055 janë nën hetim dhe 60 janë shpallur në kërkim. Në total, janë finalizuar 58 operacione policore./dritare.net