Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Policia e Shtetit: Ja masat për parandalimin e ngjarjeve kriminale në shkolla!

Policia e Shtetit: Ja masat për parandalimin e ngjarjeve kriminale në
Sot nisi viti i ri shkollor, 2019-2020. Në kuadër të nisjes së shkollës, policia ka ndërmarrë një sërë masash për të parandaluar ngjarjet kriminale, apo aksidentet përreth shkollave.

Drejtori Rendit Publik, Albert Dervishaj tha sot se, ka urdhëruar të gjithë drejtuesit e strukturave vendore të Policisë në Drejtori, Komisariate, Stacione dhe Posta Policie, të studiojnë e vlerësojnë situatën kriminale dhe atë të rendit publik.

Sipas Dervishjat këto janë masat e marra për garantimin e rendit dhe sigurisë me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2019 – 2020:

"-Kufizimin apo ndalimin e parkimit, qëndrimit dhe lëvizjes së automjeteve në segmente rrugore të caktuara pranë shkollave.

-Vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale të domosdoshme për disiplinimin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve.

-Mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara apo në ndonjë rast dhe lëndë narkotike pranë shkollave, të cilat jo rrallë herë kanë qenë pika të grumbullimit të personave me precedentë kriminal, përdorues të pijeve alkoolike e narkotike dhe burim rreziku për prishje të rendit publik apo veprime të tjera të dhunshme ndaj personelit mësimdhënës e nxënësve të shkollave.

-Dhënien dhe shkëmbimin e informacioneve me stafin pedagogjik për nxënësit që mund të mbajnë me vete armë zjarri, armë të ftohta apo sende të tjera të forta të rrezikshme dhe mbi bazën e tyre zhvillimin e kontrolleve në portat e hyrjes nga personeli roje i shkollës, në prani të mësuesve, oficerit të sigurisë në shkollat e mesme, por nën mbikëqyrjen e punonjësit të policisë.

-Mbajtjen e kontakteve të vazhdueshme me rojet e shkollave dhe punonjësit e shërbimit të SHPSF-ve, në ato institucione arsimore që e kanë një shërbim të tillë."/K.C/dritare.net