Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Policia arreston të dyshuarin për vrasjen e Sokol Ramës

Policia arreston të dyshuarin për vrasjen e Sokol Ramës
Është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës i dyshuari si ekzekutori i Sokol Ramës. Sokol Rama u gjet i vrarë në makinën e tij, tri javë pasi ishte shpallur në kërkim. Rama ishte larguar pa gjurmë nga shtëpia.

"Në vijim të ngjarjes së ndodhur në datë 19.02.2019, ku në zonën e Malëshovës, Bashkia Këlcyrë, në vendin e quajtur “Lugu  i Thellë” u gjet trupi i pajetë i shtetasit S.R.(i cili ishte shpallur në kërkim për “Largim nga banesa”), nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit,  u bë ndalimi i shtetasit R.M. Nga hetimet e kryera ky shtetas rezulton të jet autori i vrasjes me armë zjarri të shtetasit S.R.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Vrasja me dashje”, ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe ” Fshehje ose asgjësim i kufomës”, parashikuar nga nenet 76, 278 dhe 303 të Kodit Penal.",- njofton policia/K.C/dritare.net