Fotografi të tilla kanë pasur gjithmonë një vend të veçantë në modë, në epokën e para iPhone-it; agjencitë, revista dhe agjentët e modës i kanë përdorur kamerat Polaroid përpara se ato të dilnin në treg prandaj fakti që sot po rikthehen në vëmendje, mbart me vete edhe një lloj nostalgjie. Kush i harron fotot e Kate Moss të vitit 2001, që dolën para pak kohësh në media. Bashkë me këto foto të momentit që janë të paprekshme, vjen edhe një ndjesi e origjinalitetit. Me këtë rikthim të nostalgjisë dhe origjinalitetit, firmat e njohura të modës kanë marrë parasysh trendin: Calvin Klein ka punësuar formatin Polaroid kur hodhi në treg modelet Pranverë 2016 dhe Alexander Wang bëri të njëjtën gjë. Prandaj, nxirrni Polaroidin tuaj, nëse keni ende një të tillë./dritare.net/