Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku/ Kreu i LDK-së: Kosova drejt zgjedhjeve
Wednesday 2 September 2026, 18:06
Dritare.net

Ka përfunduar takimi në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Pas takimit Kurti nuk është deklaruar për media, ndërsa Abdixhiku ka thënë se do të përpiqen që të takohen sërish, por se numrat në Kuvend dihen tashmë. Ai ka thënë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.
Abdixhiku ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit.
“Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në të dy partitë, siç e do rendi do të ketë procese diskutuese, do të njoftojmë edhe zyrtarisht njeri-tjetrin për zhvillimet partiake, këtë e bëra për takimet që kanë ndodhur dje e njoftova zyrtarisht”, është shprehur Abdixhiku./K.C/dritare.net