Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përfundojnë votimet në Austri, kryeson partia e Sebastian Kurz

Përfundojnë votimet në Austri, kryeson partia e Sebastian Kurz
Sebastian Kurz ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës dhe ekziston një mundësi për një koalicion që do t'i japë Partisë Popullore një shumicë të qëndrueshme.

Kurz, koalicioni i të cilit me ekstremin e djathtë u rrëzua në qershor në mes të një skandali, ka deri tani 37.1% të votave, shumë përpara Partisë Socialdemokrate me 22.6%, Partia për Lirinë me 16.7%, e Gjelbër me 13.0% dhe liberalja Neos me 7.8%, shkruan dritare.net

Rezultatet e plota priten të dalin më vonë./K.C/dritare.net