

8-Panxhari lufton aneminë
Panxhari konsiderohet si një burim i pasur i hekurit. Në rast se ju përfshini panxharin në dietën tuaj do të plotësoni nevojat tuaj me hekur nëse vuani nga anemia.
7-Panxhari lufton kancerin
Panxhari është i pasur me antionksidantë përfshirë këtu betacyanin, substanca që i jep ngjyrën e kuqe. Antioksidantët dhe betacyanin janë në gjendje të luftojnë kancerin.
6-Përmison shëndetin kardiovaskular
Ushqyesit si vitamina C dhe mangani që gjenden në panxhar, plotësojnë nevojat e gjakut dhe sistemit kardiovaskular në tërësi.
5- Burimi i madh i energjisë
Panxhari përmban një sasi të sheqerit që ka pak kalori, por i mjaftueshëm për të furnizuar trupin tuaj me energji afatgjatë. Sheqeri i panxharit thithet ngadalë nga trupi i njeriut.
4-Panxhari pastron trupin nga toksinat
Pigmenti betalian që gjendet në panxhar, luan një rol të rëndësishëm në pastrimin e toksinave që gjenden ne gjak, përmes urinës. Në këtë mënyrë bëhet detoksifikimi i trupit tuaj
3- Ju jep rezistencë
Nëse keni shpenzuar shumë kohë në palestër, rezistenca e trupit tuaj mund të ketë rënë. Një filxhan panxhar para ushtrimëve fizike, zgjeron enët e gjakut duke i siguruar trupit tuaj më shumë oksigjen.
2-Forcon shëndetin tuaj mendor
Ilaçet kundër depresionit përmbajnë një substancë të quajtur Betaine, e cila është përbërës në panxhar. Triptofani është një tjetër substancë që gjendet në panxhar , përgjegjëse për relaksimin mendor. Nëse konsumoni panxhar në këtë mënyre forconi në ,mënyrë të natyrshme shëndetin tuaj mendor.
1-I shkëlqyer gjatë shtatzënisë
Panxhari është i rekomanduar për femrat shtatzëna pasi është një burim i mirë i elementevë si folate dhe kompleksi i vitaminave B. Këto ushqyes mbrojnë të porsalindurin nga çdo defekt të mundshëm./dritare.net

















