

Nëse keni flokë me yndyrë dhe nuk dini si t’i menaxhoni ato, ne kemi një zgjidhje shumë të mirë. Kjo recetë e bërë vetë në shtëpi qetëson yndyrën e lartë dhe normalizon flokët.
Përbërësit:
1 lugë gjelle shampo neutrale (bebesh ose lloj tjetër)
1 e verdhë veze
4 pika esencë rozmarine
Udhëzime:
Hidhni të gjithë përbërësit në një enë të vogël dhe përziejini mirë. Më pas aplikojeni përzierjen në flokë dhe lëreni të veprojë për rreth 15 minuta.
Lajini flokët si zakonisht . Përdoreni 2 herë në javë për rezultate më të mira.

















