
Për të mbojtur dy vajzat e saj, Emina Cunmulaj do mbyll Instagramin!
E Mërkurë 27 Mars 2019, 18:06
Dritare.net

Sot, Emina Cunmulaj është nënë e dy vajzave dhe ka ditur më së miri t’iu përkushtohet atyre, si dhe të mos lë aktivitetet e saj përsa i përket karrierës.
Emina ka lindur për të qenë e tillë, pasi edhe sot ajo ëshët në format më të mira trupore.
Por përmes disa postimeve që ka bërë para disa orësh në profilin e saj në Instagram, modelja ka deklaruar se komentet negative në fotot ose videot që ajo poston në Instagram, janë një gjë e keqe kundrejt vajzave të saj. Prandaj emina ka vendosur që për një jetë më të mirë e më të qetë për dy vajzat e saj, do ta mbyll llogarinë e saj zyrtare në Instagram./A.C/dritare.net

















