Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PD reagon pas kallëzimit të Metës: Dvorani ka minuar ligjshmërinë e Gjykatës Kushtetuese

PD reagon pas kallëzimit të Metës: Dvorani ka minuar
Kreu i shtetit, Ilir Meta kallëzoi sot në prokurori, kreun e KED, Ardian Dvorani. Pas kallëzimit ka reaguar edhe PD-ja, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Përmes një deklarate për medie, Bardhi shprehet se, ky ishte vendimi i duhur, në mbrojtje  të Kushtetues dhe integritetit të saj.

"Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës ndaj Kryetarit të KED është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Ardian Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.

Partia Demokratike beson se një hetim i shpejtë, i plotë dhe i pavarur  i shkeljeve të ligjit nga Ardian Dvorani, është një gur themeli për rikthimin e besimit tek drejtësia.

Nga veprimet e prokurorisë do të varet, nëse shqiptarët mund të besojnë akoma se Reforma në Drejtësi nuk u bë që sistemi të kontrollohet nga Edi Rama, por për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe për të trajtuar shqiptarët si të barabartë para ligjit.",- tha Bardhi./K.C/dritare.net