Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pashkët ortodokse/ Si u festuan në Shqipëri!

Pashkët ortodokse/ Si u festuan në Shqipëri!
Pashkët janë simbol i ringjalljes së Krishtit dhe ardhjes së pranverës. Sot, me 8 prill u festuan Pashkët ortodokse, kremtimi  i së cilave ka nisur që të premtën në darkë.

E premtja e madhe apo e premtja e zezë bëhen për përkujtimin e vuajtjeve të Krishtit dhe vdekjes së tij.

Besimtarë ortodoks janë mbledhur të premtën dhe të shtunën në katedralet e qyteteve të tyre duke kremtuar dhe ndezur qirinj.

Të shtunën në darkë katedralet e njohura si ajo e Korçës apo Tiranës ishin të mbushura plot e përplot me ortodoks. Ata  mbajtën meshë në emër të Krishtit, vuajtjeve të tij dhe ringjalljes.

Pas mbarimit të meshës, ortodoksët e pranishëm në katedrale kanë marrë qirinjtë e ndezur në shtëpi duke uruar mbarësi në ditët në vazhdim.

Gjuetia e vezëve të Pashkëve nuk ka munguar as këtë vit në Shqipëri. Gjuetia  ka ardhur si kulturë kohët e fundit në Shqipëri dhe duket që fëmijët janë ata që e dashurojnë këtë pjesë të Pashkëve.

Pas një agjërimi 40 ditor pa mish dhe pa bulmet, ortodoksët kanë gatuar dhe ushqimet përfaqësuese të festës siç janë “magirca” (sup me mish dhe oriz) dhe qingji në hell.

Magirica është një gatim që ortodoksët e hanë në të gdhirë të së dielës, ndërsa qingjin e kanë ngrënë sot në drekë.

Natyra ishte vendi i përzgjedhun nga shumë shqipëtarë për të festuar drekën e Pashkëve dhe moti i mirë ishte një element plus që e bëri festën e Pashkëve ortodokse kuptimplotë./E.B- dritare.net