
Pas humbjes së zgjedhjeve, lideri i laburistëve jep dorëheqjen!
Dritare.net

Duke folur për mediet, Corbyn tha se laburistët do të kalojnë në një procese reflektimi dhe se ai do ta udhëheqë partinë gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, ai konfirmoi se ai nuk do të udhëheqë partinë opozitare.
Imazhi i partisë është goditur nga pretendimet e antisemitizmit, diçka që po hetohet nga mbikëqyrësi i të drejtave të njeriut në Britani, pas një rritje të ankesave që kur Corbyn mori detyrën.
Kohët e fundit, partia ishte zotuar të rinegociojë një marrëveshje të Brexit me BE dhe që më pas ta vendoste atë në një votim publik. Por kjo rezultoi të jetë ushqyese për sulmet nga Partia Konservatore. Boris Johnson pretendoi laburistët do ta vononin akoma më shumë dhe do ta detyronin vendin për referendume të tjera./E.B-dritare.net

















