
Pas fotove, kryeministrit të Kanadasë i del videoja kur tallte njerëzit me ngjyrë
E Enjte 19 Shtator 2019, 18:06
Dritare.net

Ai kërkoi falje të mërkurën pasi dolën në dritë fotot e dy episodeve të ngjashme, një kur ishte mësues dhe një tjetër student.
Partia e tij 'Liberale' thotë se videoja është origjinale dhe daton nga fillimi i viteve 1990. Këto video janë zbuluar mes fushatës për zgjedhjet e 21 tetorit, ku Trudeau shpreson të fitojë një mandat të dytë.
Videoja u nxor për herë të parë nga Global News. Në video shihet Trudeau me një bluze të bardhë dhe xhinse të grisura.
Fytyra dhe gjymtyrët e tij janë të mbuluara me make up të zi. Në video shihet i gëzuar, dhe ngre duart në ajër. Bazuar të pamjet, Trudeau duhet të jetë në fillim të të 20-ave.
Videon mund ta shihni duke klikuar këtu!/K.C/dritare.net

















