

Pasi Britania ka dalë nga BE, Johnson tanimë ka nënshkruar edhe divorcin me bashkëshorten e tij, Marina Wheeler.
Prej 27 vitesh të martuar, ҫifti i ka dhënë fund martesës së tyre, nga e cila kanë 4 fëmijë.
Wheeler dhe Johnson janë ndarë, pasi ajo e ka akuzuar bashkëshortin e saj për mashtrim ndaj saj.
Ish-bashkëshortja e Johnson është një avokate e njohur në Britani të Madhe, dhe ka mbaruar studimet në Kembrixh./ I.M-Dritare.net

















