Dita e sotme do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta, ku më të dukshme do të jenë në lindje të vendit. Sipas MetoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë përgjatë mesditës, dhe do të luhaten në vlerat 7 deri në 27 gradë celsius. Era në det do të fryjë lehtë duke krijuar dallgëzim 3 ballë. Moti i mirë do të vijojë deri në fund të javës./L.F-dritare.net