Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Paralajmërojnë ekspertët: Fëmijët po përballen me një të ardhme të pasigurt

Paralajmërojnë ekspertët: Fëmijët po përballen me
Asnjë vend në botë nuk i ofron fëmijëve mundësinë e një edukimi të shëndetshëm dhe një mjedisi të përshtatshëm për të ardhmen e tyre, thotë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Ekspertët thonë se ndryshimet e klimës dhe reklamat e dëmshme po inkurajojnë fëmijët të konsumojnë ushqime të shpejta dhe konsumin e pijeve nën moshë, që rrezikojnë jetën e tyre, informon dritare.net.

Rreth 40 ekspertë të shëndetit të fëmijëve u shprehën se dy dekadat e fundit kanë bërë që në të gjithë botën, fëmijët të përballen me kërcënime ekzistenciale nga ndryshimet e klimës dhe presionet komerciale.

Sipas tyre, vendet duhet të rindërtojnë qasje të re për shëndetin e fëmijëve dhe adoleshentëve, për të mbrojtur botën që do të trashëgojnë në të ardhmen.

Ekspertët paralajmëruan një rritje me 4 gradë celsius të temperaturave globale deri në vitin 2100. Kjo rritje do të sjellë pasoja shkatërruese në shëndet, për gjeneratat e ardhshme. Do të kemi rritje të nivelit të oqeanit, valëve të nxehtësisë, kequshqyerje goditje nga sëmundjeve infektive./E.B-dritare.net