Pamjet nga Komisariati Nr. 3 pas sulmit! Gurë e xhama të thyer, dera e hyrjes e shkatërruar!
Sunday 5 July 2026, 11:11
Dritare.net

DritareTV sjell pamje nga ambientet e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, i cili u sulmua mbrëmjen e së shtunës nga një grup protestuesish të maskuar.
Në video duken qartë dëmet e shkaktuara në godinë. Oborri dhe hyrja janë të mbushura me gurë e xhama të thyer, ndërsa dera e ambientit të pritjes së qytetarëve është shkatërruar plotësisht. Një prej dritareve është shkulur nga vendi, ndërsa gjurmët e dëmtimeve janë të dukshme në të gjithë ambientin./ E.P-dritare.net