Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pamje shqetësuese/ Mbajtën fetusin e abortuar 1 javë në frigorifer, më pas e mbollën në vazo

Pamje shqetësuese/ Mbajtën fetusin e abortuar 1 javë në
Një çifti amerikanësh nga shteti i Missourit janë detyruar të abortonin fëmijën që prisnin në javën e 14.

Por ajo që çudit në këtë histori është se çifti nuk lejuan që fetusi të hidhej ‘si një mbeturinë mjekësore’.

Ata e mbajtën ‘krijesën’ që peshonte 26 gram dhe ishte e gjatë 10 cm për një javë në frigorifer dhe më pas e mbollën në një vazo me lule në shtëpinë e tyre.

Ata shpërndanë në rrjetet sociale foto të fetusit ku dukeshin si ishin formuar duart dhe këmbët, ndërkohë postimet e tyre u bënë virale dhe u komentuat gjerësisht./e.k-Dritare.net