Pagjumësia si sëmundje dhe pse duhet të flini mirë?

Gjumi ka qenë prej kohësh një mister i madh për shkencën dhe ende ka shumë pyetje në kërkim të përgjigjeve. Ne e dimë se gjumi është thelbësor për shëndetin tonë dhe tek të vegjlit për zhvillimin e duhur fizik dhe neurologjik.

Çrregullimet e gjumit kanë lidhje me shumë sëmundje, cilësinë e jetës, por edhe pasoja sociale si aksidentet në trafik, rendimenti në punë, produktiviteti, etj. Për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e një pushim të duhur, të cilat kushtojnë pak kohë dhe vëmendje, sot festohet Dita Botërore e gjumit me moton “Një gjumë i mirë është gjumi i plotë” .
Gjumi është nevojë jetike ashtu si ngrënia dhe pirja.Gjumi është ushqimi kryesor për trurin tonë. Megjithëse është ende një mister, ka disa studime që shtjellojnë sesi gjumi i mirë, të mundëson të mbash në shëndet të plotë mëndjen, memorjen, sistemin kardiovaskular dhe deri atë imunitar, shpjegon doktoresha Katerina Lombardi, përgjegjëse e Qëndrës së Mjekësisë së Gjumit, pranë Auxologico në Milano. Të flesh mjaftueshëm natën, nuk është një humbje kohe, siç ritmet frenetike të kohës sonë na bëjmë të mendojmë, por bën pjesë tek strategjitë e nevojshme për të ruajtur shëndetin tone-thotë doktoresha
Çrregullimet e gjumit janë një fenomen i përhapur, dhe tashmë 15% e popullsisë vuan nga pagjumësia kronike, ndërsa 45% vuan nga pagjumësia akute ose kalimtare. Sipas një studimi të Eurodap (Shoqata Europiane e Shqetësimeve nga Goditjet e Panikut), 7 persona ndër 10, shfaqin çrregullime të gjumit dhe 4 ndër 10, kanë vështirësi për ti zënë gjumi; 3 ndër 10 zgjohen disa herë gjatë natës, dhe 2 ndër 10 zgjohen shumë më përpara sesa koha normale e zgjimit.
Por përveç këtyre vështirësive, të tjera shqetësime mund të influencojnë në cilësinë e gjumit. Kështu përsshembull 24% e meshkujve vuajnë nga gërhitja natën, 2-4% vuan nga dhimbja e këmbëve dhe 5-6% vuan nga shqetësime dytësore, por gjithmonë të lidhura me gjumin. Ndërkohë, diku midis 15-30% e fëmijëve shfaqin simptoma sonambulismi ndërsa 6% i vuan në mënyrë kronike.
Në përgjithësi kur thuhet për shqetësime të gjumit, mendohet pagjumësia. Por sipas studimeve, fenomeni më i përhapur i pagjumësisë, është zgjimi disa herë gjatë natës, dhe kjo përfaqëson 70% të rasteve, megjithëse njerëzit shqetësohen kryesisht për momentin e parë të fillimit të gjumit dhe për këtë marrin edhe ilaçe. 20% e popullsisë merr ilaç gjumi sipas rasteve, ndërsa 10% merr rregullisht-konfirmon profesor Luigji Ferini Strambi i Qendrës së Mjekësisë së Gjumit në Milano.
E dinë mirë ata që flenë pak, që gjumi i keq të bën të paqëndrueshëm nga ana emocionale. Kjo na bën që shpesh të reagojmë në mënyrë të egzagjeruar ndaj situatave të cilat në gjendje të zakonshme do të na ishin dukur jo ofensive. Një studim i Tel Aviv Medical Center i Universitetit të Haifës, konfirmon se kjo ndodh për shkak të një reagimi të pazakontë të amigdalës, zonë e trurit që aktivizohet për qëndrime emocionale dhe kompromenton dallimin mes gjërave të rëndësishme dhe atyre që nuk janë.
Duke përdorur rezonancën magnetike dhe EEG-në, studiuesit kanë vëzhguar se edhe përballë pamjeve neutrale, një tru i pangopur me gjumë është aktivizuar në mënyrë të shproporcionuar, duke humbur kontrollin mbi emocionet, me pasoja në jetën familjare dhe në punë.
Dihet që ata që punojnë me turne, janë më të prekshëm nga sëmundjet, ndërmjet të cilave edhe depresioni. Muajin e shkuar, Univeristeti i San Franckos, argumentoi lidhjen mes pagjumësisë dhe depresionit, sidomos disa forma depresioni që godasin në periudha të caktuara të vitit.

LEXO DHE :  Rudina Magjistari më elegante se kurrë, me fustan të zi

Quhet SAD (Çrregullimi Emocional Sezonal). Bëhet fjalë për një gen të quajtur PER3, i cili ndikon në orën tonë organike që stabilizon ritmin zgjim-gjumë.
Por gjumi është edhe aleat kundër plakjes.Quhet “Beauty sleep” (gjumi i bukurisë) masa e drejtë e gjumit që na bën të bukur dhe të freskët kur zgjohemi. Por nuk është vetëm një çështje estetike. Shumë studime tregojnë se mungesa e gjumit, është e shoqëruar ne boshllëqe të memorjes, pavarësisht moshës. Gjumi është një aleat i çmuar edhe kundër plakjes. Shumë studime epidemiologjike tregojnë se 50% e të moshuarve mund të vuajë nga shqetësimet e gjumit, i cili bëhet më i vështirë me kalimin e viteve. Studimet kanë konfirmuar se të flesh të paktën 7 orë në ditë, zvogëlon atrofinë cerebrale në zona jetike për arsyetimin dhe memorjen. Edhe pse ende nuk është arritur të kuptohet mekanizmi, gjumi është thelbësor për shumë mekanizma fiziologjikë, nga riparimi i qelizave deri tek konsolidimi i kujtesës./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.