Opozita dhe idiotët e saj të padobishëm

Nga Dritan Hila

Shumë shqiptarë janë revoltuar për dhënien e çmimit austriakut Handke, pasi ai paska qenë simpatizant i Milosheviçit.

Duhet të mësohemi me këtë sjellje sesi Evropa simpatizon persekutorët dhe kasapët tanë. Simpatitë e tyre për një popull të margjinalizuar si yni, që kulmuan me bombardimin e Serbisë, kanë filluar dhe zbehen. Dhe për këtë nuk është askush fajtor veç nesh. Tollovia politike; sherret banale mes partive; hajdutëria dhe antievropianizmi ynë me vepra, nuk kanë si të prodhojnë rezultat tjetër.

Një nga më të fundmit sjellje të papërgjegjshme, ishte agresioni verbal ndaj ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt. Ishte një skenë që të kujtonte studentët iranianë në revolucionin islamik ku sulmoheshin ambasada e merreshin peng diplomatë; apo katundarët e Serbisë kur protestonin para ambasadave perëndimore.

Tani, shqiptarët pasi i përdhosën shtëpinë dhe e ngacmojnë në rrugë, revoltohen pse Borchardt ja u bëri me gisht, në një moment kur kishte dalë privatisht me bashkëshorten e tij. Madje janë revoltuar edhe ish-ministra për këtë punë. Pika që s’ju bie! Ja u ka luajtur fenë.

Bernd Borchardt është një diplomat gjerman me një karrierë të gjatë në diplomacinë gjermane dhe jo në ndonjë nga këto katundet ballkanike që i thonë vetes shtete. Është i plurivlerësuar nga shteti i tij, dhe posti në OSBE është një vlerësim nga Berlini, por edhe shtete të tjera. Raportet që ai bën, qëndrimet që ai mban, nuk janë personale por institucionale. I tillë ka qenë në të gjitha rastet.

Mirëpo tribalët shqiptarë mendojnë se një ambasador evropian është si militantët partiakë arnautë që i trajtojnë ambasadat si çifliqe. Me këtë rast më kujtohet një ambasador yni me mbiemër të një lloji dyfeku i cili me një deklaratë para disa viteve, shkaktoi një krizë diplomatike NATO-Rusi

E pra, OSBE nuk cakton gjithfarë karabine si ambasador e aq më pak gjermanët të mbajnë në shërbimin e tyre diplomatik një të tillë.

LEXO DHE :  E thotë shkenca: Ushtrimet ju bëjnë më të lumtur se paratë!

Por opozita ngjan se është në një krizë të thellë perceptimi. Që nga fotografitë lakuriq me poza burgaxhinjsh të titullarëve të saj që të kujtojnë fotot e Nehat Kullës para 20 viteve në burgun e Tiranës, e deri tek sulmet e djeshme të stilit khomeinist.

Pas gafës së djegies së mandateve dhe mospjesëmarrjes në zgjedhje të cilat ja kane ulur kuotat në sytë e perëndimit, opozita nuk ja ka aspak ngenë të bëjë armiq ndërkombëtarët. Kjo lloj politike ka mbaruar që në vitet 2005. Por mesa duket fantazia e lidershipit ka shteruar dhe po i kthehet skemave të vjetra duke i treguar vendin sot imperialisteve dhe lakejve te tyre.

Birinxhi.

Me këto mend do ta vazhdojnë talimin rreth kryeministrise edhe për ca vjet te mira.

Opozita e bashkuar duhet te distancohet nga idiotet qe provokuan Ambasadorin Borchardt dhe bashkëshorten e tij, apo titullarë të saj që janë kujtuar të bëjnë revolucionarin në moshë të pjekur e të djegur.

E gënjen mendja se me këta idiote do fitojë pikë apo trembë njeri. I vetmi rezultat është rritja e mirëkuptimit për Ramën më sytë e perëndimorëve, duke i zgjatur jetën një pushteti që sa vjen e bëhet i papërgjegjshëm për detyrën që ka dhe që vetëm një opozitë si kjo është kaq e talentuar sa t’i zgjasë jetën, ndërkohë që do mjaftonte mos bënte asgjë dhe Rama do të binte.

Nëse opozita nuk kërkon falje ndaj Borchardt atëherë tregon që është në nivelin e disa rrugaçëve, pasi shqiptarët janë me Borchardt, derisa emigrojnë në Gjermani. Aq më keq për opozitën e sotme. Pa vendi do bëjë si do bëjë dhe në mos sot, nesër, do të gjejë një opozitë të re./dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.