
Nga Ervin Gjadri
Po të shohësh politikat e zhvillimit hidroenergjitik,të Shqipërisë pas viteve 1990, por sidomos pas viteve 2000,kupton me lehtesi, se keto politika i kane sherbyer më tepër rritjes se korrupsionit në ekonomi , se sa fuqizimit energjitik të vendit, për tu bindur në lidhje me këtë fakt mjafton të shohesh psh. historinë e politikes energjitike që u ndoq per lumin e Vjosës, apo zvarritjen pa fund qe ju bë e i behet edhe sot ndërtimit të Heci-it të Skavicës.
Para disa viteve postova skemën e shfrytëzimit Hidroenergjitik te lumit Vjose e realizuar nga universiteti Shtetëror i Tiranës rreth 30 vjet më parë .
Por cilat kanë qenë politikat e shfrytezimit hidroenergjitik të lumit të Vjosës, pas viteve 1990,perse u zvarrit pa fund ndërtimi i Hece-ve në lumin Vjosa, derisa ne 15 Mars 2023, mori statusin Parku Kombetar i Lumit të Egër Vjosa, status që e beri të pamundur shfrytezimin hidroenergjitik të lumit.
Që në fillim të viteve 1980, ishte planifikuar që në lumin e Vjosës,në shtratin kryesor të saj të ndërtoheshin 8 Hidrocentrale. Për arësye nga më të ndryshmet, gjatë viteve 1980- 1990 nuk u arrit që të filloj ndërtimi i këtyre Heceve në Vjosë.
Duhet të vinte viti 1997 që të shiheshin lëvizjet e para.
Në fakt Hec-i i parë që flloi të ndertohej në Vjosë, ishte ai i Kalivaçit, leja e të cilit daton që në vitin 1997, por fatkeqesisht ndërtimi i këtij Hec- i u zvarrit pa fund e historia e tij, dihet mirë.
Hec-i i dytë më i madh, i planifikuar të ndërtohej po në lumin Vjosë ishte ai i Poçemit, që dhe ai ka historinë e tij, e cila fillon në Korrik të vitit 2015 ,kur Këshilli i Ministrave miratoi një bono prej 8 për qind të pikëve për kompaninë turke Cinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm Sanayi ( e çuditshme gjithmonë kompani Turke e mbi të gjitha pa eksperiencë në ndërtimin e Hec-ve) , në procedurën e dhënies me koncesion të hidrocentralit Poçem në lumin Vjosë. Vendimi i botuar në fletoren zyrtare me datë 10 gusht i hapte rrugën ndërtimit të një hidrocentrali të dytë pas Kalivaçit në lumin Vjosë,
Në vitin 2005, Prof Gjadri paraqiti një propozim në lidhje me shfytezimin hidroenergjik,sa me efikas të Lumit të Vjosës duke patur parasysh avantazhin e madh që sillte ky për Ekonominë Shqiptare, por njëhkohësisht duke mbajtur parasysh e duke resperktuar rigorozisht ligjet e mbrojtjes së ambientit faunës e florës se lumit.
Pasi studimi qëndroi disa vjet nê sirtar, në vitin 2008 e thirrën, e i propozuan,të kryente, rolin e keshilltarit për politikat e zhvillimit hidroenergjitik në Shqiperi, natyrisht duke përfshirë edhe lumin Vjosë.
Por kishte lindur një problem, duke filluar nga viti 2005,ishte hedhur ideja e shndërrimit të Shqipërisë në superfuqi energjitike në rajon ndërmjet ndërtimit të Hece- ve të vegjël, kshtq Inxh Egon Gjadrit ju vunë perpara e ju prezantuan, plane e strategji të cilat sipas opinionit të tij më shumë,se sa plane e strategji për të shndërruar vendin në një superfuqi energjitike në rajon,nuk ishin veçse, një masakër mjedisore me dhënie lejesh ndërtimi hidrocentralesh të vegjël deri edhe në përrenj që rridhnin ujë me pikatore.
Mos të harrojmë se nê këto vite, ( 2005 - 2013)u dhanë mbi 450 licensa pér ndêrtimin e Hece-ve të vegjel, ( vlen të theksohet këtu se individët që paten privligjin ti merrnin të paret këto licensa, ishin kryesisht militante të Partive politike,e per çudi nje pjesë e mire e tyre ish kapterre ushtrie. të cilët pasi i moren këto liçensa,i shiten e rishiten disa here, veprim ky që coj në krijimin e tregut të zi të ketyre licensave ( vlera e tyre arriti ne disa qindramije euro)vetëm pas vitit 2008 deri ně vitin 2013 u dhanë mbi 300 leje HEC-esh, të bujshme ato të Valbonës, të cilat vite më vonë u cilësuan nga gjykata si leje antiligjore që kërcënonin një prej zonave më të bukura natyrore të Shqipërisë.
Por edhe në lumin Vjosë sipas kesaj strategjie ishin planikuar të ndertoheshin edhe 37 He-ce të tjere në degët e tij, pervec 8 Heceve në shtratin kryesor të parashikuar nga studimi i para viteve 1990.
Inxh Egon Gjadri në studimin e tij propozonte një politikë e strategji të shfrytezimit te rezervave ujore që i jepte prioritet ndërtimit të Hece-ve të mëdhenj e të mesem.
Konkretisht në vitin 2005 ai propozonte fillimin e ndërtimit të Heci-t të Skavices per të cilin do flasim më poshtë , ndersa në Vjose propozonte fillimin e ndertimit të Hece-ve që fillonin në rrjedhen e mesme të lumit Vjosë, Hecet Tepelenë, Kalivac, Pocem e Selenice, idene tij e mbeshteste duke argumentuar se ndertimi i këtyre 4 Hece- ve në lumin Vjosë përveç efektit të padiskutueshem ekonomik,do kishte impakt tepër pozitiv edhe mbi mjedisin,( nuk do ngulej as edhe një gozhde e vetme pa u gjetur mirekutim me shoqatat e mbrojtjes se mjedisit))si dhe në disiplinimin e rrjedhes të ujrave të lumit Vjose duke mbrojtur e bërë të mundur mbrojtjen e tokave në qarqet e Fierit e Vlores të cilet permbyten thuajse cdo vit nga dalja e lumit nga shtrati, ku përveç demeve materiale ka patur edhe humbje jete njerezish..Studimi nuk parashikonte ndertimin e 4 heceve te tjere, ne rrjedhen e siperme te Vjoses, ku sidomos ai i Permetit e Këlcyres kishin me te vertete impakt negativ mbi mjedisin.
Është e rëndësishme të nënvizojmë se , potenciali hidroeneghitik i vendit tonë i mundshëm per tu shfrytezuar arrin në rreth 20 milliard kwh në vit dhe kur flasim për lumin e Vjosës, duhet të kemi parasysh se vjen i dyti pas Lumit Drin përsa i përket këtij potenciali.Në skemë paraqiten 8 HE-ce me fuqi 490 MW dhe me prodhim vjetor të energjisë elektrike rreth 2 milliard e 130 milione kwh!
Për ta mbyllur me Lumin Vjosë ,duhet nënvizuar se BE, përsa i përket politikës mbi këtë lume ,nga viti 2013,duke nxjerrë si preteks mbrojtjen e mjedisit ndaloj ndërtimin e Hece-ve, në një kohë që pothuajse ne të gjithë vendet BE, niveli i shfrytezimit të resurseve hidroenergjitike nga lumenjte,varion nga 80- 96%,( 96% Norvegjia) e që në të njejten kohe, ky nivel shfytezimi në Shqipëri mezi kap 35 %.
Pra kjo do të thotë, që vendet e BE -së ku nuk ka mbetur lum i egër e i butë pa u shfrytezuar e ndërtuar,me dhjetëra e qindra Hidrocentrale.
Pothuajse,në te gjithë lumenjtë ne zonat malore të Zvicres e Austrise janë ndertuar me dhjetra He- ce, ndertimi i të cilëve jo vetem është kryer konform ligjeve të mbrojtjes të natyres e ambientit e në marreveshje e konsensus me shoqatat e organizatat e mbrojtjes së mjedisit ,por është bere dhe një faktor i rendesishem i zhvillimit të metejshem turizmit malor në keto vende, si dhe nje faktor kyç i disiplinimit të rrjedhës se ketyre lumenjve.
E thene ndryshe, sipas kesaj politike, ndersa keto vende vazhdojne e vjelin, të ardhurat e majme qe rrjedhin nga shfrytëzimi i lumenjve ne vendet e tyre, Shqiperia duhet të vazhdoj te derdhi në detin Adriatik me qindra milion euro çdo vit.
Shkurimisht mbi Skavicen.
Ideja per ndërtimin e Hecit të Skavices është e vjetër.
Perpjekjet e para jane bërë që në vitet 60 -70.
Para viteve 1990 nuk u realizua dhe mbeti në sirtar për shume aresye, kryesisht ekonomike.
Perpjekja e pare pas 1990 daton në Maj të vitit 2005 nga Qeveria e zotit Fatos Nano, per dhenien me koncesion te ndertimit të Hecit, kompanise TGK.
Projekt i cili nuk u zbatua kurre e nuk mor vesh se për çfarë aresye.
Tre vite me vone ne 17 dhjetor te vitit 2008, qeveria e zotit Sali Berisha rihapi tenderin për ndërtimin e Hecit të Skavicës, ku morën pjesë 6 kompani, perveç TGK, morën pjesë KORPPORATA E ENERGJISË SË KORESË SË JUGUT ,Norvegjezja STATKRAFT, Austriaket VERBUND E KELAG GROUP si dhe konsorciumi Gjerman “R W E “ AG,por edhe këtë radhë projekti mbeti në letër e nuk u zbatua kurrë në terren, pas një
periudhe heshtje 5 - vjeçare ( 2009 - 2014) në vitin 2015 erdhi dështimi i radhës vit kur u hodh poshtë edhe interesimi nga ana e gruoit ” POWER CHINA INTERNATIONAL” për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës.
Edhe projekti aktual i qeverisë Rama për ndërtimin e Heci - t të Skavicës ka mbetur në letër e me shumë gjasë, do vazhdoj të mbetet në letër përsa kohë nuk po arrihen të sigurohen fondet për ndërtimin e tij.
Praktika e zvarritjes pafund të ndërtimit të Hecit të Skavicës, tregoi edhe tregon,se ndërtimi i Hece- ve të medhenj, nuk është aq i lehtë e njelloj me ndërtimin e pallateve shumëkatesh apo rrugeve 70 apo 100 kilometershe, pasi autostrada sipas parametrave Europiane,deri sot nuk kemi pare akoma.
Siç shihet , edhe për shumë vite, prodhimi i energjisë nga Hidrocentralet e Kaskadës së Drinit edhe pse kanë kaluar 50 vjet nga ndërtimi i saj ,do jetë vendimtar për furnizimin me energji të ekonomisë Shqiptare./dritare.net