Na ndiqni edhe në

Opinione

Shqetësimi vjen, pse Reformën e ka në dorë SHBA dhe BE

Shqetësimi vjen, pse Reformën e ka në dorë SHBA dhe BE

Nga Mero Baze

Presidenti i vendit Ilir Meta ka ndërmarrë një sulm të hapur antikushtetues, kundër ndikimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në procesin e Reformës në Drejtësi.

Në daljen e tij të fundit publike, Ilir Meta ilustroi si “ndërhyrje” në reformë, një sms që tregonte thjeshtë mënyrën si qarkullon informacioni mes ambasadorëve të Perëndimit për çështje të nxehta të Reformës në SDrejtësi. E vetmja gjë që në fakt e kishte alarmuar aty Ilir Metën, ishte se ambasadorët ishin dakord që Arta Vorpsi të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese dhe jo procedura e tij për gruan e Enkelejd Alibej.

Sulmi I Ilir Metës po përpiqet të shtyj opozitën, të jetë pro ose kundër tij në këtë betejë, duke rrezikuar përçarjen e saj në frontin antiperëndimor dhe properëndimor.

Mbështetës të fort të opozitës në opinionin publik, tashmë po ironizojnë dhe detaje të fjalorit të ambasadores amerikane për “Luli Bashën”, ndërsa të tjerë po flasin hapur për në sfidën e Ilir Metës, e cila sipas tyre, ose duhet pranuar, ose opozita do të përçahet.

Për ti vënë dy pikat mbi “I”, kundër lidhjeve serbe të SHBA si politikë antishqiptare, foli dhe Aleanca për Teatrin, duke e bërë më të qartë, kush ishin suflerët e “betejës” së tyre për godinën.

I gjithë ky shkulm I ri antiperëndimor, që po tenton ta vërë opozitën zyrtare para zgjedhjes, ose me Ilir Metën ose me Perëndimin, në të vërtet nuk bazohet në asnjë zhvillim të ri, porn ë një makth të vjetër të Ilir Metës ndaj kësaj Reforme.

Kujdestaria e SHBA dhe Bashkimit Evropian për Reformën ën Drejtësi, nuk ka nevojë të zbulohet nga sms banale që publikon Ilir Meta. Ajo është e sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë, me ndryshimet që asaj ju bën kur u miratua Reforma në Drejtësi. Ne, parlamenti ynë, me 140 vota, kemi rënë dakord që SHBA dhe Bashkimi Evropian janë institucione legjitime në mikqyrjen e Reformës në Drejtësi, përmes OMN, (Operacioni Monitorimit Ndërkombëtar), duke përcaktuar qartë rolin e tyre në aneksin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.*) (Lexo aneksin e Kushtetutës)

Parlamenti ynë ja ka dorzuar me votat të plota sovranitetin SHBA dhe Bashkimit Evropian në këtë çështje. Nëse Ilir Meta apo dikush tjetër është penduar për këtë, është në të drejtën e vet të nis një lëvizje politike për ndryshime kushtetuese, për ta abroguar këtë nen. Kjo është lëvizje politike konkrete. SMs e amabsadorëve nuk janë fakte, janë orar pune I zakonshëm I njerëzve që bëjnë detyrën e tyre, e cila në këtë rast thjeshtë është kundër qëndrimeve të Ilir Metës dhe e ka alarmuar atë.

Egzaltimi pas tyre, dhe përpjekja për të krijuar një frymë “indipendentiste” ndaj Perëndimit, për shkak të tyre, është një turpërim I institucionit të Presidentit dhe banalizim I seriozitetit të këtij institucioni, që komunikimin me ambasadorët e mbështet mbi përgjime, sikur është duke bërë luftë me të ndjerin Dritan Prifti.

Nga ana tjetër I gjithë ky zell I ri për të ngritur dallgë rreblimi kundër ndërhyrjes së SHBA dhe BE, në Reformën në Drejtësi, tregon të vërtetën e hidhur, që Ilir Meta apo Sali Berisha nuk kanë guxim ta thonë hapur. Ata me këtë tregojnë se janë të shqetësuar realisht që Reformën në Drejtësi e ka në dorë SHBA dhe BE, dhe bëjnë sikur janë të shqetësuar, se e ka në dorë Edi Rama.

Edhe ajo sms banale që publikoi Ilir Meta tregon se opinionin mbi çdo çështje të nxehtë e krijojnë SHBA dhe BE dhe e qarkullojnë mes tyre duke informuar Edi Ramën dhe Ilir Metën.

Kaq e thjeshtë është.

Po qe se Reformën në Drejtësi, do ta kishte në dorë Edi Rama, jam I sigurt se Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk do të shqetësoheshin kurrë.

Problemi I tyre real është, jo se Edi Rama ndihmohet nga SHBA dhe BE, për të çuar deri në fund Reformën në Drejtësi, por se Edi Rama është dakord dhe së paku nuk ka çeduar në mbështetjen e detyrueshme kushtetuese ndaj SHBA dhe BE për Reformën në Drejtësi.

Problemi I tyre është se ata ndjehen sikur kanë dorëzuar me duart e tyre, kokën, në tepsin e SHBA e BE dhe jo të Edi Ramës. Po ta kishin dorëzuar tek tepisa e tij nuk do shqetësoheshin. Aty ku e kanë dorëzuar ndjehen të frikësuar dhe me kaq shpjegohet gjithçka, nga kjo lëvizje e re kundër SHBA e BE, që në fakt tregon frikën e vjetër./GazetaTema